US Open i femrave është mbyllur me një rezultat befasues, me japonezen Osaka që ka mundur favoriten Serena Williams ne finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në New York. 20-vjeçarja, tenistja më e re që merr pjesë në finalen e US Open që nga Wozniacki në 2009-ën, ka dominuar ndeshjen, duke fituar titullin në dy sete. Pasi Osaka theu shërbimet e amerikanes në lojën e tretë të setit të parë, ajo nuk e ktheu me kokën mbrapa dhe e fitoi setin me rezultatin 6-2. Seti i dytë ka qenë më i luftuar, me Williams që ka thyer shërbimet e japonezes në lojën e pestë, por e ka humbur avantazhin në lojën e shtatë. Osaka nuk ka bërë të njëjtin gabim dhe e ka mbyllur setin me rezultatin 6-4, duke fituar finalen e saj të parë të madhe.