Kampionia e US Openit, Naomi Osaka, ka arritur finalen e dytë rresht të Grand Slamave, duke mposhtur çeken Karolina Pliskova në Australian Open.
Japonezja që renditet e katërta në ranglistën botërore, fitoi me sete 6-2, 4-6 dhe 6-4. Në finalen e së shtunës ajo do të përballet me çeken tjetër Petra Kvitova.