Uashington, 12 janar – Departamenti i shtetit është plotësisht i përqendruar në përpjekjet për transferimin gradual dhe ligjor të pushtetit tek ekipi i presidentit të zgjedhur Xho Bajden, administrata e të cilit merr detyrën më 20 janar, thuhet në kumtesën e Morgan Ortagus zëdhënëse e Departamentit të shtetit.
“Ne jemi duke punuar me përkushtim për të përfunduar procesin e tranzicionit gradual dhe ligjor gjatë tetë ditëve të ardhshme” shtohet në kumtesë.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, thuhet se ekipet e Departamentit të Shtetit dhe presidentit të zgjedhur janë angazhuar plotësisht në arritjen e këtij qëllimi javët e fundit dhe janë të kënaqur me nivelin e profesionalizmit dhe bashkëpunimit të treguar.
Zëdhënësja thot se administrata e re pritet të identifikojë emrat e zyrtarëve të karrierës që qëndrojnë në detyrë derisa Senati të fillojë procesin e përcaktimit të bartësve të ri të detyrave.
Shtohet se për shkak kësaj, Departamenti i Shtetit po anulon të gjitha udhëtimet dhe vizitat e planifikuara të biznesit këtë javë, duke përfshirë vizitën e planifikuar nga sekretari shtetëror për Evropë, Majk Pompeo.