Shkup, 5 prill 2019 (MIA) – Me intonimin e himnit të Maqedonisë së Veriut dhe të NATO-s orkestrat ushtarake të Armatave tona dhe Armatave të Greqisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Sllovenisë mbajnë një koncert aleance në nder të ditës së NATO-s.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fillim të koncertit tha se kënaqësi e madhe është që në këtë mënyrë shënohet 70-vjetori i Aleancës.
“Me të vërtetë kam kënaqësinë që sot në këtë mënyrë mundëm që të festonim Ditën e NATO-s, por edhe ditën kushtuar, ambicieve tona tashmë të realizuara me sukses. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, tha Shekerinska.
Pjesëtarët e orkestrës të bashkuar, pas intonimit të himnit vazhduan me interpretimin e kompozimeve të njohura nga repertori i orkestrave të pesë armatave.(koha.mk)