Ohër, 14 korrik – Në oborrin e kishës “Shën Sofia” sonte koncert do të mbajë orkestra simfonike e Brijanskut në kuadër të edicionit të 59-të të festivalit “Vera e Ohrit”, përcjellë KOHA.
Orkestra simfonike e Brijanskut është formuar në vitin 2011 nga Eduard Ambarcujman i cili është drejtor artistik dhe dirigjent i ansamblit.
Orkestra performon me dirigjentë dhe solistë të rëndësishëm në mesin e të cilëve pianistët: Nikolla Petrov, Nikollaj Gindin, Valentina Igoshina, Ivan Rudin, Andrej Gugnin, Arsenij Taraseviç-Nikollaev, violinistët: Danil Kogan, Nadezhda Tokareva, Gajk Kazazjan si edhe me dirigjentët: Xhonatan Bret (Britania e Madhe), Karlo Goldstain (Itali), Konstatin Barakov dhe të tjerë. (koha.mk)