Ngrohja e orizit të mbetur është një nga ushqimet më të shijshme, por kjo mund të jetë fatale për ju. Sepse në qoftë se ju nuk e dini, ju mund të helmoheni nëse e konsumoni orizin e ngrohur pas përdorimit të parë. Kjo jo, sepse ju nuk duhet ta ngrohni orizin e ndenjur, por duhet të keni kujdes se si ta ruani atë, pasi e keni gatuar dhe konsumuar për herë të parë.
Orizi i papjekur përmban spore (qeliza që janë të afta për tu riprodhuar shpejt) dhe një baktere që mund të shkaktojë helmim me ushqim e që mund të mbijetojë vetëm kur orizi gatuhet. Nëse pasi e përgatisni orizin e lëni të qëndrojë në temperaturë të dhomës, këto spore mund të shndërrohen në bakterie, e cila prodhon toksina që mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre.
Sa më shumë që qëndron orizi i përgatitur në temperaturë të dhomës, aq më shumë ka gjasa që të shumohet kjo bakterie – që është e pasigurt të konsumohet. Andaj, nëse dëshironi të konsumoni orizin e mbetur, ruajeni atë në frigorifer dhe asnjëherë mos e ngrohni atë më shumë se një herë, asnjëherë.