Origjina e jetës: Pesë terma që ju ndihmojnë për ta kuptuar

ABIOGJENEZA. Termi teknik për të treguar që jeta e ka origjinën nga materia jo e gjallë, si elementët kimike të thjeshtë organikë. E kundërta, biogjeneza, do të thotë që materia buron nga tjetër materie e gjallë, gjë që është mënyra si jeta mbi Tokë u përhap pasi filloi.

BOTA ARN. ARN është një version njëfijesh i ADN dhe kryen shumë funksione të rëndësishme në të gjithë qelizat e gjalla. Shkencëtarët kanë treguar se ARN-ja mundet të krijojë spontanisht një molekulë vetëriprodhuese, gjë që sugjeron se dikur Toka popullohej nga forma të thjeshta vetëriprodhuese të ARN-së.

GRADIENTI I PROTONEVE. Qelizat mund të funksionojnë si duhet vetëm me energjinë e krijuar prej reaksioneve komplekse metabolike, që prodhojnë një ndryshim në ngarkesat kimike në pjesë të ndryshme të qelizës. Ky njihet si gradienti i protonit. Gjetja e mënyrës se si kjo mund të ndodhë spontanisht, është një element kyc për të përcaktuar se si nisi jeta në Tokë.

LUCA. Last Universal Common Ancestor (I Fundmi Paraardhës i Përbashkët Universal) është organizmi i lashtë nga i cili mendohet të jetë zhvilluar gjithë jeta në Tokë. Eshtë një organizëm kryesisht teorik, që besohet të ketë jetuar rreth 3.5 miliardë vjet më parë, pak përpara se qelizat të ndaheshin në bakterie dhe arkea.

PANSPERMIA. Ideja që jeta u zhvillua pasi erdhi në Tokë nga hapësira.