E kishit menduar ndonjëherë se si do të ishte të bëje seks teksa Hitleri ju vëzhgonte? Padyshim që duket e çmendur por dhoma e re “Komuniste” që ofron hoteli “Villa Love” ua u jep këtë mundësi dhe epshi do të ndizet nën muralet e tiranit nazist.
Adolf Hitlerin dhe imazhe apo simbole të propagandës naziste do t’i keni mbi kokë dhe kjo ka tërhequr shumë swingers dhe grupe randy që janë në kërkim të orgjive.
Në dhomën e veçantë të hotelit që gjendet në një vendpushim në Bangkok të Tajlandës, gjednen dy imazhe gjigante të Hitlerit pranë shtratit.
Mbi krevat, çekiçi komunist dhe drapëri mund të shihen të montuara në mur, duke ndriçuar tërë dhomën. Por kjo risi e ka lënë komunitetin hebre të zemëruar.
“Kjo është me të vërtetë e tmerrshme, është e tmerrshme, absolutisht e neveritshme,” tha Efraim Zuroff, nga një grup ndërkombëtar kryesor i fushatës në Los Anxhelos.
“Kjo tregon një mungesë të plotë të njohurisë dhe edukimit për Hitlerin, dëmin që ai shkakton dhe krimet e tmerrshme që ai kreu në Luftën e Dytë Botërore”, shtoi ai.