Shkup, 14 janar – Në organizim të Klubit të Hendbollit “Rinia”, në janar të këtij viti, respektivisht më 25 dhe 26 janar, do të organizohet turniri memorial “Arsim Idrizi 2020”. Lajmi është bërë i ditur nga klubi shqiptar, përcjellë gazeta Koha.
“Më datë 25/26 janar mbahet turneu memorial në kujtim të hendbollistit Arsim Idrizi. Ekipet të cilat marrin pjesë në këtë turne janë:KH Trepça,KH Vëllaznimi,KH Elbasani dhe ekipi nikoqir KH Rinia. Turneu do të mbahet në sallën sportive pranë shkollës fillore “7 marsi”, thuhet në njoftimin e KH “Rinia”, të cilët e kanë hapur edhe një faqe zyrtare enkas për këtë turnir në “Facebook”, përcjellë gazeta Koha.
Kujtojmë, Arsim Idrizi, vitin e kaluar humbi jetën pas një sëmundje të rëndë, ka qenë pjesë e KH “Rinia”.