Organizata dhe nisma të bashkuara qytetare përmes një letre të hapur kërkojnë nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski dhe nga kryeministri, Zoran Zaev të aktivizojnë pjesëtarët të armatës dhe policisë për t’u mbrojtur e drejta e qytetarëve për mjedis të shëndoshë jetësor, siç thonë, në pajtim me nenin 43 të Kushtetutës dhe të mbahet rendi dhe qetësia publike në shoqëri, në pajtim me nenin 3, nenin 5 dhe nenin 14 të Ligjit për policinë.
“Çdo ditë jemi dëshmitarë të deponive të djegura, ndezjes së zjarrit në ambiente të hapura dhe zjarre pyjore, të cilët e rrezikojnë shëndetin dhe integritetin fizik të qytetarëve. Për atë qëllim, kërkojmë që pjesëtarët e armatës dhe policisë në koordinim me të gjitha kapacitetet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shtabet komunale për mbrojtje dhe shpëtim, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, Inspektorati komunal shtetëror, Inspektorati i Qytetit të Shkupit dhe inspektorët e komunave në mënyrë aktive të kyçen në disa aktivitete”, qëndron në letrën e “O2 Iniciativa”.
Nga atje kërkojnë të organizohen patrullime të çdoditshme të armatës dhe policisë në terren, në mënyrë që të parandalohet dhe sanksionohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, para së gjithash, djegia e mbeturinave dhe deponive pa leje, si dhe të organizohen kujdestari nate të pjesëtarëve të Armatës dhe Policisë me ndihmën e pjesëtarëve të DMSH dhe QRMK dhe shtabeve komunale për MeSH në pika kritike në Qytetin e Shkupit dhe në vend, të cialt janë vendet më frekuentuese për ndezje të zjarreve në ambiente të hapura. Njëherit të edukohen qytetarët në terren për pasojat e dëmshme nga ndezja e zjarreve de mbeturinave në ambiente të hapura, nga aspekti shëndetësor, të organizohen patrullime të rregullta të pjesëtarëve të armatës në parqe nacionale dhe vise malore të cilat janë më të frekuentuara.
Konsiderojnë se armata dhe policia munden dhe duhet në mënyrë aktive të kyçen në mbrojtje të qytetarëve të vet, shëndetit dhe jetës së tyre, të mjedisit jetësor dhe me praninë e vet në terren të veprojnë në pajtim me ingerencat ligjore, me qëllim që të parandalohen dukuri të këtilla.