Shkup, 27 nëntor – Dhjetë rrjete të organizatave civile sot kanë kërkuar urgjentisht të zhbllokohet puna e Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime, për shkak të së cilës nuk mund të zgjidhen organet dhe trupat në më shumë institucione shtetërore.
Ata u dërguan letër deputetëve ku kërkojnë që Kuvendi urgjentisht dhe menjëherë, ndërsa më së voni deri në shpërndarjen e përbërjes kuvendore aktuale t’i përfundojë procedurat për zgjedhje dhe emërime të. anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Agjencisë për Qasje të Lirë deri te Informacionet me Karakter Publik, të Entit Shtetëror për Revizion. Kërkojnë të zgjidhet edhe Këshilli programor i TVM-së, anëtarë të Këshillit të ASHMAA, tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor, përfaqësuesit e shoqatave civile në mekanizmin e jashtëm për kontroll qytetar mbi pozicionin dhe Avokatin e Popullit, si dhe anëtarë në Komisionin për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”.
Organizatat civile tregojnë se bllokimi i Komisionit për zgjedhje dhe emërime mund të shkaktojë pasoja të mëdha në funksionimin e institucioneve.
Si shembuj i theksuan mosemërimin e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, që ekziston mundësi të vjetrohen procedurat për shkarkimin e disa gjykatësve, si dhe problemin me Entin Shtetëror për Revizion, i cili ende është pa drejtues dhe i kanoset bllokim i plotë.