Kryeprokurori i ri italian për luftë kundër krimit të organizuar deklaroi se grupet e organizuara kriminele në Itali bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë për vendosje të kontrollit mbi kontrabandën ndërkombëtare të narkotikëve. Prokurori Federikao Kafiero de Raho në konferencën në Milano deklaroi se mafiat Ndrageta, Koza Nostra, Kamora dhe të tjera punojnë së bashku që të shkëmbejnë informacione për atë për shembull cilat porte i shfrytëzojnë për kontrabandim të kokainës dhe heroniës.
Që të tregojë sa ndikim të madh kanë këto organizata, Kafiero de Raho për shembull tha se ata mund ta ndërrojnë kapitenin e anijes në Panama me një person të tyre që të dërgojnë ngarkesë të madhe të drogës. Sipas tij, mafia e “ka okupuar gjithë territorin” në jug të Italisë dhe e ka trasuar rrugën e saj drejt veriut, me ndërmarrje të bizneseve legjitime të tregtarëve, të cilët dështojnë dhe pranojnë para që t’i shpëtojnë firmat nga të cilat mafia pastaj i largon.