Shkup, 19 prill – Nga ora 20.00 (18.04.2021) deri në orën 05.00 (19.04.2021) është konstatuar se 22 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së maskës, janë regjistruar 537 shkelje.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për parandalim të përhapjes së Kovid-19.