Shkup, 8 maj – Nga ora 23:00 (07.05.2021) deri në 05.00 (08.05.2021) orën policore nuk e kanë respektuar 21 persona. Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen maskës, janë regjistruar 372 kundërvajtje.
Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe së bashku të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së Kovid 19.