Shkup, 25 maj – Në tërë territorin e shtetit edhe sot është në fuqi ndalesa për lëvizje, që filloi dje në ora 11 dhe do të zgjatë deri nesër në ora 5, me qëllim të pengimit të përhapjes dhe ballafaqimit me pandeminë e Kovid-19.
Vendimin për kufizimin e rritur të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës dhe sot, Qeveria e mori në seancën e 56-të me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Qytetarët, të cilët kanë kanakarë, edhe sot do të mund t’i shetisin jashtë nga ora 8 deri 8:30, pastaj pasdite prej 15 deri 15:30, si dhe në mbrëmje prej 20 deri 20:30, deri 100 metra largësi nga vendi i banimit dhe me zbatimin e masave të tjera për mbrojtje personale. Transporti publik në Shkup nuk do të funksionojë deri nesër në ora 5.
Sipas të dhënave dje të publikuara nga Instituti për shëndet publik, në shtet janë regjistruar 37 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve nga fillimi i epidemisë, deri tani, arriti 1.978, numri i të vdekurve është 113, janë shëruar 1.422, ndërsa ka edhe 443 raste aktive.