Pas më shumë se tetë viteve sot në Akademinë ushtarake “Mihajllo Apostollski” në kazermën “Goce Dellçev” u mbajt ora e parë akademike e nënoficerëve dhe ushtarëve profesionsitë për kandidatë për oficerë.
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në fjalimin e vet para kandidatëve për oficerë porositi se arsimi dhe trajnimi i kuadrove në ARM është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe prioritetet kryesore të Minsitrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së.
Theksoi se Minsitria e Mbrojtjes i jep rëndësi të posaçme edukimit dhe trajnimit të ARM-së dhe se Akadmeia ushtarake është dëshmi për atë. Sipas Jolevskit, Minsitria edhe më tutje do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje arsimimit të pjesëtarëve të Armatës.
Dekani i Akademisë ushtarake, Orce Popovski përkujtoi se para tetë viteve akademia me gjashtë profesorë e filloi ciklin e parë të studimeve, ndërsa më vonë u realizuan edhe kurse për komandantë të çetave dhe oficerë të shtabeve.
Nënoficerët dhe ushtarët profesionsitë pas përfundimit të kursit tremujor do të bëhen oficerë në profesionin adkeuat – juridik, intendant, teknik, financiar, muzikor dhe trafikor.