Budapest, 10 janar -Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se do të donte që partitë kundër migrimit të fitojnë shumicë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të caktuara për në maj të këtij viti, që, sipas tij, do të sjellë deri në ndryshime të ngjashme në pushtetin ekzekutiv në BE.
“Qëllimi i parë i Hungarisë është që të sigurohet shumica kundër migrimit në PE, pastaj në Bashkimin Evropian dhe pastaj, siç në zgjedhjet kombëtare do të ndryshohet “peizazhi politik” i kontinentit, dhe Këshilli Evropian, ku liderët kombëtarë i marrin vendimet më të rëndësishme në emër të BE-së”, tha Orban.
Sipas tij, presidenti i Francës Emanuel Makron është lider i “forcave pro migrimit” në Evropë dhe për këtë ndjen përgjegjësi për t’iu kundërshtuar.