Budapest, 14 mars – Kryeministri hungarez Viktor Orban dërgoi letër deri te liderët e partive evropiane konservative të cilët kërkuan përjashtimin e partisë së tij Fides nga Partia Popullore Evropiane (EPP).
Në letrën, Orban kërkon falje për përdorimin e gjuhës ofenduese, por thekson se nuk ka ndryshime në qëndrimet politike.
Kryeministri hungarez ka kërkuar nga lideri i partisë belge Demokratët e Krishterë dhe Flamanë Vauter Beke që përsëri të mendojë për propozimin për përjashtimin e partisë së tij Fides nga EPP.
Zëdhënësi i Qeverisë hungareze deklaroi se letra të tilla janë dërguar deri te të gjitha 13 partitë të cilët u përfshinë në këtë propozim.