Budapest, 8 mars – Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se partia e tij “Fides” mund të tërhiqet nga Partia Popullore Evropiane (EPP) në kushte të konfliktit për shkak të fushatës së tij mediatike kundër Brukselit.
Rast për revoltën e Brukselit është fushata me postera që Fides e zbaton në Hungari, i cili hasi në kritika të ashpra në EPP. Në postera shefi i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, dhe miliarderi amerikan Xhorxh Soros janë treguar në fushë problematike, ndërsa nën fotografitë pa pohime të cilat sugjerojnë se të dy nxisin emigrim ilegal në Evropë. Për shkak të asaj 12 partitë nga nëntë vende kërkuan nga kryetari i EPP-së Zhozef Doll, votim për të ardhmen e partisë së Viktor Orban në familjen evropiane të partive konservatore.
Orban, në deklaratë për radion shtetërore, sot tha se ende beson që EPP duhet të reformohet në mënyrën që duhet të kthehet drejt platformës anti-migruese, por njëkohësisht paralajmëroi se janë të mëdha pamjet për braktisje të EPP-së, e cila do të takohet më 20 mars që të bisedojë për këtë çështje.
“Debati mund të përfundojë ashtu që Fides mund të vendosë të mos jetë më në EPP. Përderisa duhet të fillojmë diçka të re, atëherë e dukshme është se së pari duhet të bisedojmë me Poloninë”, deklaroi Orban, duke sqaruar se partia polake qeveritare E drejta dhe drejtësia nuk është pjesë e EPP-së.
Kryeministri hungarez tha se dje ka biseduar me funksionarët evropian, ndërsa të dielën do të udhëtojë në Poloni, aleatja kryesore e Hungarisë. Kryeministri polak Mateush Moravijecki do ta vizitojë Budapestin më 15 mars.
Orban gjatë uikendit të fundit EPP kritikët e tij i quajti “idiotë shfrytëzues”. “Përderisa besojnë se udhëheqin luftë shpirtërore, ata u shërbejnë interesave për fuqi të tjerëve, të kundërshtarëve tanë”, tha ai për gazetën “Uelt am Zontag”.