Nga Festim Halili
Sot, 13 Gushti është një ditë historike në fillimin e sëndërtimit të një shteti të barabartë dhe me kohezion social për të gjithë komunitetet në vendin tonë, me theks të veçantë, të shqiptarëve të cilët ishin më të diskriminuarit, si në përfaqësimin e drejtë, përdorimin e gjuhës amtare, përdorimin e simboleve, universitetet, infrastrukturën dhe shumë dimensione të tjera.
Spektri politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duhej që të shënonin këtë ditë duke dhënë mesazhin e bashkimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në këtë kohë decizive për vendime të mëdha në trajektoren e kahjes së vendit tonë.
Edhe sikur të kërkohej mbështetja e idesë për Kryeministrin e parë shqiptar, që është një personalitet apartiak, i cili më shpesh e ka kritikuar BDI, sesa që e ka përmbajtur, atëherë të gjitha partitë shqiptare është dashur të tejkalojnë veten dhe pa hamendje të mbështesin këtë koncept, me ç’rast do thyheshin tabutë e pozitave të paprekshme nga një komunitet i tërë.
Vërehet një proces i astroturfingut, duke maskuar para opinionit qëndrimet e tyre ndaj ideve madhore, ndërsa nga ana tjetër nën tavolinë shtrohet trysni, që mos të arrihet platforma politike e hapur dhe transparente e BDI-së, me qëllim që të përfitohet dhe të hyhet në qeveri nga kapexhiku dhe pa verdiktin e dhënë nga qytetari.
Mos pranimi i ftesës për tryezë të përbashkët të faktorit shqiptar në këtë datë të rëndësishme është një mesazh që nuk reflekton unitetin tonë.
Ora tregon kohën, ndërsa koha demaskon identitetet.
Sot, 13 Gushti është një ditë historike në fillimin e sëndërtimit të një shteti të barabartë dhe me kohezion social për…
Publiée par Festim Halili sur Jeudi 13 août 2020