Ora më e shtrenjtë në botë shitet për 31 milionë dollarë

Ora më e shtrenjtë në botë është shitur në një ankand bamirësie në Zvicër. Patek Philippe u shit për një shumë marramendëse prej 31 milionë dollarësh në Christie.

Ajo është një nga orët më komplekse të krijuara ndonjëherë. Ora e markës luksoze zvicerane u ble nga një person anonim, të shtunën.

Patek Philippe pritej të shitej për 2 milionë paund, por theu rekordin e mëparshëm prej 13.5 milionë paund të vendosur nga një Rolex Daytona, në pronësi të yllit të Hollywood, Paul Newman që u shit në vitin 2017. (oranews)