Si duket ora, të cilën e mban në dorë gjithmonë, i ka ndihmuar Tenisti spanjoll, Rafael Nadal që të rikthehet në formë. Bëhet fjalë për një dhuratë që tenistit spanjoll i është bërë nga “Richard Mille”, që e ka prodhuar këtë orë posaçërisht për të.
Me ngjyrat e flamurit spanjoll, kjo orë ka vetëm 50 ekzemplarë në shitje dhe një çmim marramendës prej 800 000 eurosh. Aktualisht, Rafael Nadal është numri 1 i botës në tenis për meshkuj dhe do të luajë gjysmëfinalet e US Open ndaj argjentinasit Juan Martin Del Potro.