Ora e ardhshme e Apple-it me ekran të rrumbullakët

Apple raportohet se planifikon që orën e ardhshme të mençur ta sjellë me ekran të rrumbullakët. Ky raportim vjen pas një patente të zbuluar në të cilën shihet skica e dizajnit që tregon ekranin e rrumbullakët, ndërsa gjithçka tjetër duket e ngjashme me versionin e kaluar të Apple Watch. Rivalët e kompanisë si Samsungu e Huawei tashmë kanë realizuar opsione të tilla. Mbetet të shihet kur do të dalë një orë e tillë nga Apple.