Shkup, 21 janar – Në periudhën e kaluar edhe në Maqedoni edhe në Greqi ka klimë pozitive, optimizëm dhe tentime të vihet deri në zgjidhje të pranueshme të përbashkët për emrin. Negociatori në kontestin Methju Nimic, tjotë sde me propozimin e fundit që e ka dhënë mund të vihet deri te zgjidhja dhe se me të identiteti i Maqedonisë është i sigurt.
Ndërkaq, edhe krahas optimizmit, për sot në Selanik është caktuar protestë ku kërkesë kryesore do të jetë termi Maqedonia të mos kyçet në emrin. Nuk është përjashtuar edhe mundësia që të mbahen më shumë protesta të ndryshme, por, me porosi të njëjtë kundër emrit Maqedonia.
Në faqen speciale të internetit, mbledhin nënshkrime për rezolutën deri te kryeministri grek Aleksis Cipras, ku kërkojnë të mos përdoret termi Maqedonia në emrin e vendit tonë dhe nëse nevojitet të shpallet referendum në Greqi.
Cipras, ndërkaq, në intervistën për botimin javor për gazetën “Etnos”, nga e cila disa pjesë ka transmetuar Portali informativ Njuz 247, ka theksuar se asnjëherë nuk ka ekzistuar kombi maqedonas në kohën antike, siç nuk ka ekzistuar, as kombi i athinasve dhe spartakëve, që ishte interpretuar se ai e mohon ekzistimin e kombit maqedonas.
Në intervistën që është publikuar sot, ai flet hollësisht për çështjen e emrit, i hap hartat për kontestin midis dy vendeve, përshkruan çfarë emri do të pranonte Qeveria greke dhe thotë se çështjet jashtëzakonisht e rëndësishme është irredentizmi.
Nga ana tjetër, ndërmjetësuesi në kontestin rreth emrit, Methju Nimic, thekson se nuk hyn në identitetin e shtetit, por e përforcon.
“Ju keni identitet të fortë, jo vetëm nga pavarësia, por edhe nga koha e ish Jugosllavisë dhe nga Perandoria Osmane”, tha ndërmjetësuesi Methju Nimic në intervistën për televizionin “Sitel”.
Sipas Nimicit, nuk është sekret se marrëveshja është gjithëpërfshirëse.
“jam përpjekur t’i përfshij problemet më të mëdha dhe të gjej mënyrë të interesit të të dyja palëve. Sipas meje, me propozimin identiteti është siguruar dhe me idetë e mia edhe më shumë është përforcuar. Propozimet i kam shkruar në katër faqe dhe ua kamë dhënë kompetentëve. Duhet kohë që të mendojnë, tre deri në katër ditë, ndërsa pastaj të bisedohet”, thekson Nimic.
Vlerësimi i tij është se kontesti për emrin është dëm i madh për të dy vendet nëse çështja e tij edhe më tej po zvarritet, ndërsa për dallim nga e kaluara, situata tani ka ndryshuar.
Nimic paralajmëron se do t’i vizitojë të dy vendet në 10 ditët e ardhshme që të gjendet kompromis.