Athinë, 27 dhjetor – Në prag të votimit të fundit për ndryshimet kushtetuese te ne, por edhe para ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek në Greqi sundon optimizëm se të dyja vendet me sukses do t’i përfundojnë obligimet e parapara, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pritjet në Greqi janë se sapo të përfundojë rishikimi kushtetues në Maqedoni, ndryshime për të cilat qarqe diplomatike greke komentojnë se janë në pajtim me të dakorduarën, Marrëveshja e Prespës menjëherë të arrijë në Parlamentin grek, diçka që do të mundet të ndodhë madje edhe gjatë janarit.
Lidhur me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, proces i dytë që duhet të vijojë në Greqi pas ratifikimit të vetë marrëveshjes, vlerësimet janë se kjo do të mund të ndodhë më së voni deri në maj, por në asnjë rast nuk do të lihej ta bëjë Qeveria e ardhshme greke.
Me këtë përgënjeshtrohen edhe spekulimet dhe skenarët në Greqi, se ndoshta Qeveria aktuale nuk do ta ratifikojë protokollin për në NATO. Qarqe diplomatike greke shprehin optimizëm se Qeveria aktuale ka shumicë të dyfishtë edhe për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për besim edhe krahas qëndrimit të partnerit të koalicionit, Panos Kamenos se do t’i tërheqë ministrat e tij.