Londër, 1 korrik – Profesoresha Sarah Gilbert, drejtuese e ekipit hulumtues të Universitetit të Oksfordit, i cili kërkon vaksinë kundër koronavirusit, sot publikoi se gjatë testimit të vaksinës së re, te pranuesit është vërejtur reagimi i dëshiruar në sistemin imun, por nuk donte të saktësojë se kur vaksina mund të jetë e gatshme për t’u përdorur.
Profesoresha Sarah Gilbert deklaroi se 8,000 vullnetarë janë përfshirë në testet e Fazës III për vaksinën AZD1222, për të cilën është licencuar kompania, Astra Zeneka.
Hulumtimi është shumë intensiv, sepse ekziston një frikë e justifikuar që pandemia mund të shpërthejë në fund të vitit, kur është dimër në hemisferën veriore.
Profesoresha Gilbert deklaroi që është “80 për qind e bindur” se vaksina e zhvilluar nga ekipi i saj do të jetë e suksesshme kundër Kovid-19, shkruan “Independent” londinez.