Optimist? I tille duhet te lindesh

Optimiste? Duhet te lindim te tille, sepse kete veti nuk mund ta fitojme gjate jetes.

Shikimi i jetes ne aspektin pozitiv varet shume nga nje gen i identifikuar nga shkencetaret e Universitetit te Eseksit. Ky gen ka pergjegjesine e transportimit te substancave kimike te serotonines qe influencojne shume ne menyren tone te te jetuarit dhe optimizmin qe kemi ne jete.

Kush ka versionin e gjate te ketij geni, priret te jete nje njeri qe i shikon gjerat me pozitivizem dhe te mos u kushtoje shume vemendje gjerave negative. Nga ana tjeter, ata qe kane versionin e shkurter te genit, priren te jene njerez pesimiste. Studimi eshte publikuar ne revisten shkencore “Proceedings of the Royal Society B”