Moskë, 8 qershor – Opozitari i njohu rus, Dmitrij Gudkov, I cili u largua nga Rusia dhe arriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, shpreson se do të vijë në Bullgari, lajmëroi redaksia ruse e BBC-së.
Ai planifikon udhëtim në Varna, ku jetojnë prindërit e tij. Ai ende nuk I zbuloi planet e tij të ardhshme, port tha se vendimin e tij e mbështetën të afërmit e tij.
Gudkov u mbajt nga autoritetet ruse dy ditë në paraburgim policor javën e kaluar, pas çka u lirua pa aktakuzë. Sipas tij, qëllimi I autoriteteve ruse është ta detyrojnë ta braktisë vendin, në mënyrë që të mos kandidojë për deputet në parlament.