Grupet ushtarake opozitare dhe grupet kundër regjimit në Siri kanë filluar një operacion për të rimarrë pikat strategjike që regjimi i Asadit ka marrë nën kontroll në rajonin Mali Turkmen (Bayirbucak) i cili ndodhet në periferi të qytetit Latakia brenda kufijve të rajonit të Reduktimit të Tensionit Idlib. Grupet ushtarake opozitare dhe grupet kundër regjimit me sulme të befasishme kanë vrarë një numër të madh të ushtarëve të regjimit.
Në operacionin ku bashkë me kodrën strategjike Burç el Zahije janë marrë nën kontroll 15 kodra të vogla dhe një pozicion i regjimit njoftohet se janë shkatërruar edhe dy tanke të regjimit të Asadit. Pas operacionit njësitë e regjimit kanë nisur sulmin me artileri kundër rajonit Bayirbucak. Regjimi i Asadit në muajt e fundit të vitit 2015 me mbështetjen ajrore të Rusisë mori nën kontroll 85 për qind të rajonit Mali Turkmen në periferi të qytetit Latakia. Si pasojë rreth 20 mijë turkmenë dhe arabë që jetonin në këtë rajon u detyruan të migrojnë në Turqi. Në këtë rajon opozitarët kanë nën kontroll fshatrat Çumeren, Kelez, Isapınarı, Sallur, Jamadı, Karamanlı dhe fermat Zejtinxhik, Ciptoroz, Kalaba.