Në Shqipëri, opozita do të zhvillojë sot një protestë njëorëshe duke bllokuar trafikun kombëtar. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës do të jetë një sakrificë e vogël, por një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re.
“Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t’i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, ka thënë Basha. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë tha se nuk është dhënë leje për këtë protestë.
Sipas tij zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cenim të rëndë të rendit publik. Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë. Policia bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, konflikt, destabilizim.