Tiranë, 25 maj – Opozita e bashkuar shqiptare sot do ta mbajë “protestën kombëtare” të gjashtëdhjetën me radhë, e cila do të fillojë në orën 19:00 para Qeverisë në Tiranë.
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tubimin e mbrëmshëm në qytetin e Burelit, tha se shqiptarët janë të vendosur ta marrin fatin në duart e tyre.
Në fjalimin e tij ai nuk e kurseu nga akuzat kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se “nuk ka as dinjitet, as nder”.
“Edi Rama, kriminel, vjedhës, i cili nuk ka as dinjitet, as nder. Nëse do të kishte pak dinjitet do të largohej siç e bëri këtë kryeministri i Austrisë dhe i Britanisë së Madhe. Ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe i SHBA-së për ta zgjidhur krizën në vend është e nevojshme, por për kushtin i cili ka të bëjë me largimin e Edi Ramës nuk ka negociata”, porositi Basha.
Theksoi se opozita nuk do të bëjë asnjë hap mbrapa në “betejën për jetë dhe vdekje” dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë sa më masovikisht të marrin pjesë në protestën e cila është paraparë të zgjasë katër orë.
Liderja e partisë opozitare të dytë sipas madhësisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me ton shumë më të qetë se më parë kërkoi nga ata të cilët do të protestojnë “të heqin dorë nga dhuna dhe të protestojnë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze”.
Përndryshe, autoritetet shqiptare i ndërmarrin të gjitha masat e sigurisë. Qeveria dhe Parlamenti janë rrethuar me rrethojë të hekurta, ndërsa për sigurinë do të kujdesen rreth 2.000 persona të uniformuar dhe civilë të punësuar në MPB.
Në ndërkohë u deklarua edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila i paralajmëroi qytetarët e saj që në periudhën kur mbahen protestat të jenë të kujdesshëm, t’i ndjekin mediumet lokale dhe ta shmangin zonën ku do të mbahet protesta dhe ku do të lëviz turma.