Tiranë, 2 maj – Opozita e bashkuar shqiptare, e udhëhequr nga Partia Demokratike (PD) e Lulzim Bashës e prezantoi Platformën për zgjedhje të lira dhe demokratike, ku qëllim kryesor është formimi i qeverisë kalimtare të Shqipërisë, përcjellë KOHA.
Opozita parasheh dhjetë obligime të Qeverisë kalimtare, midis të cilave zero tolerancë të strukturave politike dhe kriminele të përfshira në shitjen e votave, frikësimin e votuesve dhe manipulimit me zgjedhjet, ndalesa e çfarëdo lloj presioni për ndalimin e hetimit të bashkëpunimit midis krimit të organizuar dhe pushtetit për manipulim me zgjedhjet, ndalesa për furnizimet, ofertat, koncesionet, licencat, shërbimet dhe keqpërdorime të tjera me resurset shtetërore.
“Qeveria dhe Rama janë shkelës flagrant të ligjit me qëllim të manipulojnë me zgjedhjet. Prandaj zgjedhjet pa opozitë nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitë janë farsë. Zgjedhje të lira do të ketë vetëm prej se vjedhësit prej vitit 2017 do të dënohen dhe Rama do të largohet. Largimi i tij e hap rrugën për dialog me Partinë Socialiste dhe të gjitha partitë me qeverinë kalimtare” porositi Basha.
Ai edhe këtë herë nuk e kurseu kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e tij nga akuzimet e rënda, duke theksuar një varg, sipas tij skandale në të cilat është e përzier Qeveria, për të cilat “shumë herët duhej të largohej”. (koha.mk)