Tiranë, 12 maj – Udhëheqësit e partive politike të cilat janë pjesë e opozitës së bashkuar shqiptare në një seancë të jashtëzakonshme vendosën se protesta e radhës e madhe do të mbahet nesër me fillim prej orës 19 para Qeverisë në Tiranë.
Kjo do të jetë protesta e pestë me radhë e opozitës.
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka vlerësuar protestën si të jashtëzakonshme dhe e ka akuzuar policinë për dhunë duke paralajmëruar vazhdimin e “betejës politike deri në çlirimin e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nga Qeveria e lidhur me krimin”.
Një grup më i madh qytetarësh sot janë tubuar para selisë së policisë në Tiranë, me kërkesë të lirohen ata që janë shoqëruar në polici prej protestës së mbrëmshme, e cila ishte përplot me sjellje të dhunshme të protestuesve, me ç’rast prej molotovëve të hedhur dhe gjësendeve të tjera u lënduan të paktën 15 policë.
Në pritje të Bashës me qytetarët e tubuar para ndërtesës së policisë në Tiranë është bashkëshortja e tij Aurela Basha.