Opozita e bashkuar shqiptare kumtoi se “protesta kombëtare” e shtatë e radhës e caktuar për më 31 maj, do të mbahet më 2 qershor.
Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të Ditës së Fëmijëve.
“Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nata e Kadrit, në respekt te besimtareve myslimane dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor është Dita e fëmijëve protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka vendosur 1 Qershorin si ditën e çeljen e fushatës elektorale nga PS, datë e vendosur pasi opozita paralajmëroi 31 majin si ditën e protestës, datë që përkon edhe me hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit në një periudhë normale politike.(koha.mk)