Deputetët e opozitës gjatë natës, çdo dy orë kanë mbajtur konferenca për shtyp, në të cilat secili grup parlamentar ka paraqitur vërejtjet e tij për buxhetin e propozuar
Deputetët e opozitës, të cilët natën e kanë kaluar në Kuvendin e Serbisë në shenjë proteste pse nuk kanë mundësi të paraqesin amendamentet e tyre në Propozimin e buxhetit të tij, kanë ftuar sot në mëngjes kryetaren e parlamentit Maja Gojkovic që ta thërrasë kolegiumin, në të cilin shefat e grupeve parlamentare do të merreshin vesh mbi normalizimin e punës së kuvendit, transmeton GazetaMetro.net.
Deputetët e opozitës gjatë natës, çdo dy orë kanë mbajtur konferenca për shtyp, në të cilat secili grup parlamentar ka paraqitur vërejtjet e tij për buxhetin e propozuar.
Depotetja Tanja Macura në konferencën për shtyp sot në ora 5.00, siç ka shkruar në Twitter, ka thënë se ns kolegium do të jetë e mundur që shefat e gruypeve parlamengare në atmosferë të civilizuar të merren vesh se si do të punojnë, sepse, sipas saj, janë bërë të pakuptimta aktivitetet e deputetëve të koalicionit në pushtet, të cilët e shpenzojnë kohën duke paraqitur amendamente, prej të cilave pastaj heqin dorë.
Ajo ka vlerësuar se opozita ka treguar unitet në luftën që të kthehet debati mbi ligjet atje ku e ka vendin./GazetaMetro.net
Pokazali smo jedinstvo u borbi da se vrati rasprava o zakonima tamo gde je raspravi i mesto.
Očekujem kolegijum i dobru nameru svih šefova poslaničkih grupa da se ovi problemi reše. Gradjani gledaju u svih 250 narodnih poslanika.
Sledeća zajednička #kzm u 11 časova. pic.twitter.com/rOREZFddem
— Tatjana Macura (@TatjanaMacura) December 7, 2018