Moskë, 5 gusht – Opozita ruse kumtoi se planifikon që uikendin e arhdshëm të organizojë tubime të reja nëpër vend, edhe pse policia të shtunën arrestoi më shumë se njëmijë njerëz të cilët u mblodhën në protestën e ndaluar nga autoritetet.
Autoritetet kumtuan se do të lejojnë protesta në Moskë uikendin e ardhshëm në lokacionin i cili është larg qendrës së qytetit, por opozita atë paraprakisht nuk e pranoi.
Grupi i pavarur për monitoring OVD kumtoi se policia ka arrestuar 1.001 persona, që është më shumë se vlerësimet paraprake në të cilat janë përmendur 800 njerëz. Një numër i madh i të arrestuarve më vonë janë liruar, por 19 janë mbajtur në paraburgim.
OVD citon se të arrestuarve u janë marrë celularët dhe nuk u është lejuar të kontaktojnë me avokatët.