Bukuresht, 12 dhjetor – Opozita rumune të premten do të parashtrojë kërkesë për votim të mosbesimit të Qeverisë së majtë të kryeministres Viorika Dançila, ndërsa votimi me siguri do të mbahet të enjten e ardhshme.
“Votimi për mosbesim është i pritur dhe e domosdoshme për shoqërinë e Rumanisë dhe për gjendjen momentale në vendin tonë”, deklaroi lideri i Lidhjes opozitare për Shpëtim të Rumanisë, Dan Barna.
Ai theksoi se votimi për mosbesim do të parashtrohet të premten që të shqyrtohet në Parlament të hënën dhe të vendoset në votim të enjten e ardhshme.
Lideri i Partisë Liberale Nacionale opozitare, Raluka Turkan deklaroi se “Qeveris e Daniçillës mund të ndërrohet”.
Kryetari i Partisë për Lëvizje nacionale Eugen Tomak theksoi disa shkaqe pse duhet të ndërrohet Qeveria e Partisë Socialdemokrate dhe Lidhjes së Liberalëve dhe Demokratëve, përfshirë edhe për shkak të që nuk kanë ndarë mjete për projekte për drejtime të rëndësishme rrugore.
Lideri i Unionit Demokratik i Hungarwzëve në Rumani, Kelemen Hunor deklaroi se partia ende nuk ka vendosur si të votojë, sepse opozita nuk ka saktësuar cilin do ta propozojë për kryeministër dhe ministra dhe si do të jetë programi.