Opozita do të protestojë sot për herë të tretë përpara kryeministrisë në një tubim kombëtar, pas vendimit për djegien e mandateve.
Protesta nis në orën 18 përpara kryeministrisë, por organizatorët nuk kanë dhënë një afat për përfundimin e saj.
Kjo është hera e parë që opozita do të protestojë në mbrëmje.
Forcat e policisë kanë nisur marrjen e masave për protestën.
Pritet që të angazhohen rreth 1 200 efektivë në ruajtjen e sigurisë në protestë.