Tiranë, 26 maj – Opozita e bashkuar shqiptare vendosi që “protestën e ardhshme kombëtare” ta mbajë më 31 maj, në ditën kur kryeministri Rdi Rama paralajmëroi fillim zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Që të dyja ngjarjet duhej të mbaheshin në Tiranë, por ora nuk ishte saktësuar.
Menjëherë pas vendimit për protestën e opozitës, të shtatën me radhë, reagoi Rama, lider i Partisë Socialiste, e cila në zgjedhje e kryeson koalicionin “Aleanca për Shqipërinë evropiane”, në të cilën janë 24 parti.
Rama, i cili fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore e kumtoi para dhjetë ditëve, tani të njëjtin e ka shtyrë për një ditë, gjegjësisht për më 1 qershor.
Në letrën të dërguar publikisht deri tek opozita, Lulzim Basha, ai mes tjerash, protestën e mbrëmshme e vlerësoi si hap përpara.
Duke mos e kursyer ironinë për të cilën është i njohur, Rama e përsëriti ftesën për dialog për tejkalimin e situatës politike në vend.
Në fund Rama tha se zyrtarisht fushata zgjedhore do të shënohet më 1 qershor sepse protesta e ardhshme e opozitës do të mbahet më 31 maj.
Për dallim nga opozita, e cila nuk ka kandidatë të saj për zgjedhjet lokale të caktuara për më 30 qershor edhe kategorikisht pohon se nuk do të mbahen pa opozitën, koalicionin “Aleanca për Shqipëri evropiane”, kandidatë të saj për prefektë deh anëtarë të Këshillave ka në 61 komuna.