Derisa në shesh po vijon grumbullimi i mbështetësve të opozitës, për zhvillimin e protestës së 9 kombëtare, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të largohet nga Tirana. “Ora News” raporton se Rama ndodhet në Sarandë dhe në mbrëmje do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit.
Gjithashtu thuhet se kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter. Sipas raportimeve, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit. Forca të shumta policie kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës.