Karakas, 15 korrik – Opozita e Venezuelës kumtoi se do të kthehet në Barbados për t’i vazhduar bisedimet me qeverinë e presidentit Nikollas Maduro, me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend.
Të dyja palët janë mbledhur javën e kaluar në Barbados, ku biseduan nën kryesimin e Norvegjisë, por të enjten u kthyen pa kumtesë për atë që është dakorduar.
Ekipi i liderit të opozitës Huan Guaido për marrëdhënie me opinionin, në Tuiter njoftoi se delegacioni kthehet “që të arrijë ndryshim i cili mund t’i japë fund vuajtjeve të Venezuelës”.
Në Venezuelë ka krizë politike dhe ekonomike, mungesë të energjisë elektrike dhe nevoja bazë. Guaido është njohur nga SHBA-ja dhe mbi pesëdhjetë vende, ndërsa Maduron e mbështesin Rusia dhe Kina.