Fronti demokratik opozitar i Malit të Zi për më 28 prill, ditën kur Parlamenti do të votojë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, konvokio protesta kundër NATO-s, kumtoi gazeta malazeze “Pobjeda”. Përfaqësuesit e Frontit demokratik deklaruan se janë befasuar nga vendimi që seanca e Parlamentit që të mbahet në kryeqytetin historik Cetinje, e jo në Podgoricë, sepse javën e ardhshme janë planifikuar protesta të përditshme para Parlamentit.
“Nëse është e nevojshme do të angazhojmë edhe 100 autobusë për të protestuar para Parlamentit në Cetinje”, kumtuan nga Fronti demokratik. Partitë tjera opozitare, edhe pse e mbështesin propozimin e Frontit demokratik për anëtarësimin në Aleancë të votohet në referendum, nuk do të përfshihen drejt protestave.