Ishin 5 plus 2 mbetën pa një deputet, edhe atë nga opozita. Trajçe Dimkov i VMRO-DPMNE dha dorëheqje nga komisioni për përzgjedhje ku ishte vëzhgues pa drejtë votimi, transmeton koha.mk.
Përmes një letre drejtuar Zaevit, ai informon se përzgjedhja e kuadrove që do të kalojnë nga DSK e shpërndarë në shërbimin e ri sekret të ASN u kompromentua që në fillim dhe ishte i bazuar në kritere subjektive dhe madje politike, e jo në ligj.
“Testi i integritetit që supozohej të bëhej në përputhje me ligjin për ANS nuk u zbatua, dhe as nuk u veprua në pajtim me informacionet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me konfliktin e interesave gjatë punësimit. Gjithashtu për arsye të panjohura nuk u realizua testimi i planifikuar poligrafik. Një pikë kyçe në përzgjedhje ishte vlerësimi i punonjësve nga eprorët e tyre. Besueshmëria e vlerësuesve dhe kriteret e paqarta të vlerësimit ishin gjithashtu diskutabile”, tha deputeti Trajçe Dimkov.
Dimkov e quajti përzgjedhjen një farsë dhe kërkoi përzgjedhje të re. Ai pohoi se ka shprehur mospajtimin e tij edhe në komision, megjithëse disa anëtarë të komisionit argumentojnë se nuk kishte pretendime të tilla.
Paqen në shërbimin e ri sekret të ANS e turbulluan gazetarët, të cilët zbuluan se kishte shumë të punësuar me prapavijë politike prej tre partive më të mëdha parlamentare dhe se kishte disa me kallëzime penale.
Pastaj u paraqit edhe opozita, por përzgjedhja përfundoi javën e kaluar dhe lista u nënshkrua. Ministri i Brendshëm Spasovski nuk komentoi akuzat se si u krye zgjedhja.
Në mesin e punonjësve të shërbimit të ri sekret është edhe fërshkëlluesi që u gjykua në rastin Puç Zvonko Kostovski, konfirmoi Spasovski, por nuk saktësoi nëse të arratisurit nga Drejtoria e 5-të Goran Grujovski dhe Nikola Boshkoski të arratisur dhe të pandehurit e tjerë në Kalanë kishin konkurruar në Ministrinë e Brendshme apo ANS.
Të gjithë ata që nuk kanë aplikuar transferohen në MPB, ndërsa ata që kanë bërë kërkesë, ndërsa janë të shpallur si persona në rrezik do të duhet të punësohen në shtet por jashtë MPB-së.
Në DSK-në e vjetër kishte rreth 50, gjegjësisht shërbimi i dikurshëm sekret në radhët e saj kishte më shumë se 7 përqind të punonjësve që ishin rrezik për sigurinë, ndërsa kujdeseshin për sigurinë e shtetit. (koha.mk)