Tiranë, 23 tetor – Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në programin “Debati” në “Çanel One” është shprehur se së shpejti opozita do të nisë protestat. Kjo do të bëhet me qëllimin që Rama të largohet nga qeveria. Vasili është shprehur se LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në vitin 2019.
Kushti i vetëm i opozitës sipas Vasilit është që Rama të mos jetë kryeministër.
LSI nuk e ka vënë ndonjëherë në diskutim pjesmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale. Madje që në verë kemi nisur përgatitjet. Por ka vetëm një kusht nga ana jonë. Në këto zgjedhje Shqipëria duhet të shkojë pa Edi Ramën kryeministër dhe ne do ta arrijmë këtë”, tha Vasili.
Vasili paralajmëron protesta masive për rrëzimin e Ramës, për arrestimet e ditëve të fundit shprehet se…
Më tej për protestat dhe arrestimet e ditëve të fundit Vasili u shpreh:
“Objektivi i protestës do jetë largimi i tij dhe organizimi i zgjedhjeve me një kryeministër tjetër. Lidhur me arrestimet e ditëve të fundit Vasili deklaroi se mbështet policinë në luftën ndaj krimit por e gjithë kjo që ka ndodhur këto ditë duhet parë me vëmendje në ditët në vijim.
Pyetja ime është: si do jetë vazhdimësia e këtyre arrestimeve të bujshme? Krimi i organizuar, droga, pastrimi i parave janë bërë problemet kryesore të këtij vendi”, shtoi Vasili.