Lidhja Demokratike opozitare e Kosovës (LDK) vlerëson se takimi i sotëm në Bruksel midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë dështuar për shkak të zhvillimit të ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës, me kërkesë së opozitës për debatin për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
“Presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Republikës së Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë”, thuhet në kumtesën e LDK-së.
Partia më e madhe opozitare e Kosovës porositi se do të vazhdojë fuqishëm ta kundërshtojë këtë formë të dialogut, ku presidenti pa mandat nga Kuvendi i Kosovës”, si dhe se “do të ndalojë secilin institucion që hyn në aventura ku mund të cenohet territori, integriteti dhe sovraniteti i vendit”.
LDK edhe një herë u bënë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të vijnë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita dhe ta miratojmë Rezolutën që lidhet me mbrojtjen e sovranitetit të vendit.
“Besojmë që dialogu është forma e vetme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me të gjitha vendet e rajonit, por këtij procesi duhet t’i prijnë institucione legjitime dhe me mandat të qartë kushtetues. Vetëm zgjedhjet e reja mund të prodhojnë institucione të tilla”.