Opozita ka kërkuar kohë plotësuese t’i shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse

28

Shkup, 20 tetor – Në kërkesë të opozitës  në seancën e sotme të 18-të kuvendore nuk është diskutuar  për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, me procedurë të shkurtuar, e cila duhet të jetë bazë  për zbatim të masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi.

Nga grupi i deputetëve të LSDM-së potencojnë se opozita ka kërkuar kohë ta shqyrtojë sepse kanë pasur dyshim në disa dispozita.

Nga VMRO-DPMNE, konfirmojnë se kanë kërkuar para  se të shprehen  për ligjin ta shqyrtojnë edhe të japin propozime të tyre. Nga partia opozitare thonë se duan  të japin kontribut dhe mbështetje të tyre në përpjekjet për  ballafaqim me Kovid-19.

Ligji, mund të gjendet në rend dite  në seancën e ardhshme kuvendore më 27 tetor, kur pritet  në punë të kthehen edhe dy deputetë pozitiv me Kovid-19 nga shumica, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski.

Në ueb faqen kuvendore në propozim-rend dite për seancën e sotme të 18-të si pikë e fundit ishte vendosur edhe ky ligj, por në seancë  nuk kishte arsyetim  pse ai sot nuk u vendos në rend dite.