Athinë, 22 janar – Pak më vonë se ora 10:30 sipas kohës lokale, vazhdoi me punë Komisioni i punëve të jashtme dhe i mbrojtjes në Parlamentin grek lidhur me projektligjin sipas të cilit ratifikohet dhe hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës.
Në fillim të seancës, Jorgos Kamenos, kompetent për politikë të jashtme, nga Demokracia e Re edhe një herë i përsëriti kërkesat e partisë të tij, që të paraqitet në shqyrtim Kushtetuta e Maqedonisë, si dhe teksti me dorëheqjen e Koxiasit, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kumucakos tha se Komisioni nuk mundet që ditën e dytë të mbajë seancë, nëse Qeveria nuk e parashtron të gjithë përmbajtjen e Kushtetutës, por edhe pa u marrë parasysh se çfarë shkruan ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në letrën e tij dërguar kryeministrit grek, në të cilën ai i sqaron arsyet për dorëheqjen e tij.
Shefi alternativ i diplomacisë Jorgos Katrugalos, e sqaroi Kumucakosin se në vendin fqinj, amendamentet nuk janë futur në Kushtetutë, por se ato do të shtohen në fund të tekstit kushtetues dhe e sqaroi se ndryshimet kushtetuese janë përfshirë në Notën verbale të parashtruar edhe në Parlamentin greke.
Edhe deputeti i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, reagoi se pse nuk është paraqitur e tërë përmbajtja e Kushtetutës, pati vërejte edhe lidhur me përbërjen e Komisionit, ndërsa theksoi se për partinë e tij procesi është ilegal, sepse nuk ekziston nënshkrimi i presidentit Gjorge Ivanov.
Vasilis Kikiljas nga Demokracia e Re, në fillim të fjalimit të tij tha se partia beson dhe konsideron se “Marrëveshja është e dëmshme për Greqinë”, sepse përjashton të drejta sovrane” dhe shtoi se për marrëveshjen konkrete, nuk ka shumicë në shoqëri dhe nuk ka as shumicë në Parlamentin grek.
Komisioni për mbrojtje kombëtare dhe punë të jashtme përbëhet nga 56 anëtarë, prej të cilëve 27 nga SYRIZA, 14 nga Partia Demokratike, katër nga Aleanca Demokratike “E majta Demokratike – PASOK), tre nga Agimi i Artë, dhe po kaq nga Partia Komuniste e Greqisë, ndërsa një përfaqësues kanë Grekët e Pavarur, Potami dhe Lidhja e Centralistëve, si dhe marrin pjesë edhe dy deputetë të pavarur.
Sipas paralajmërimeve të kryetarit të Parlamentit grek Nikos Vucis në brifingun e djeshëm me gazetarët, pas përfundimit, Komisioni do të përpilojë një raport, ndërsa më pas, të mërkurën dhe të enjten për projektligjin do të debatohet në Parlament në seancë plenare, ku do të vijojë edhe votimi.