Deputeti i partisë më të madhe opozitare të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Haxhi Abdili deklaroi se partia e tij do të bashkëpunoj në Kuvend me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) të Albin Kurtit, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë të Ramush Haradinajt, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Sipas Abdilit, mënyra e vetme të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme është votimi i mosbesimit në Kuvend, edhe pse edhe protestat qytetare të cilat dje i publikoi Kurti janë “demokratike dhe formë legjitime”, por Qeveria aktuale nuk i merr parasysh.
“Qeveria e tillë në një vend demokratik rrëzohet vetëm me votim. Normalisht, protesta dhe format tjera të reagimeve qytetare janë forma demokratike të shprehjes së revoltës qytetare dhe mendoj se nuk ka asgjë të keqe në organizimet e tilla. Megjithatë, kjo Qeveri duhet të ndërrohet me votimin e mosbesimit apo dorëheqje. Megjithatë, me dorëheqje nuk do të ndodhë, sepse këto autoritete nuk kanë moral politik”, deklaroi Abdili për “Zërin” e Prishtinës.
Për shkak arritjes së qëllimi, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, deputeti i LDK-së paralajmëroi bashkëpunim edhe me deputetët “me vullnet të mirë” nga partitë në pushtete të cilat janë të pakënaqura nga puna e Qeverisë të Haradinajt.
“Format tjera janë demokratike dhe legjitime, por vlerësojë se kjo Qeveri aspak nuk kujdeset për protestat, sepse nuk kanë moral politik, kështu që edhe një milionë njerëz të dalin në rrugë ato megjithatë do të vazhdojnë me veprimet e tyre, sepse e kanë gjetur terrenin e tyre dhe i zhvillojnë punët si të duan, me korrupsion dhe veprime të ngjashme”, Për këtë jam skeptik se protestat do t’i dërgojnë në shtëpi”, thotë Abdili.
Lideri i VV Albin Kurti dje në konferencë për media paralajmëroi se partia e tij do të organizoj takime me qytetarët në të gjitha qytetet e Kosovës që t’i mobilizojë për protesta për ndërrimin e Qeverisë të Haradinajt dhe presidentit të Shtetit Hashim Thaçi.
Kurti e akuzon Haradinajn dhe Thaçin se edhe krahas asaj se kanë qëndrimet të ndryshme ndaj taksës prej 100 për qind në eksportin nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ato janë të bashkuar në korrupsionin dhe plaçkitjen e Kosovës.
Koalicioni në pushtet PAN, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Social demokratike (Nisma), lideri i opozitës e quajti “koalicioni i vjedhjes”.
“Prej nesër fillojmë Me aktivitete kundër ‘PAN vjedhjes’, me qëllim që të shkohet në zgjedhje të reja. Për këtë qëllim do të shkojmë njëkohësisht në protesta qytetare dhe votimin e mosbesimit në Kuvend”, deklaroi Kurti.(koha.mk)