Tiranë, 16 korrik – Lideri i Partisë Demokratike (PD) opozitare Lulzim Basha, pas takimit me shefin e shtetit, Ilir Meta, si dhe takimit me liderët e partive politike, nga opozita e bashkuar, shprehi bindjen se më 13 tetor duhet të ketë zgjedhje të reja.
Paraprakisht, presidenti Meta disa herë ka deklaruar se kjo datë duhet të jetë ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të trefishta me qëllim që të dilet nga qor-sokaku politik.
“Shefi i shtetit vlerëson se 13 tetori është mundësi për dalje nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokal dhe siç tha me shprehje politike edhe përmes zgjedhjeve presidenciale, që nënkuptojnë ndryshime kushtetuese. Duke pasur parasysh qëndrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, qartë u bëjë të ditur se PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për shkak popullit”, tha Basha.
Përmendi se zgjedhjet e ardhshme për dallim nga siç tha farsa më 30 qershor duhet të jenë për njerëzit, e jo për partitë e më pak për oligarkët.
Shtoi se opozita e bashkuar tashmë përgatit propozimet e saj për daljen e vendit nga kriza ekonomike në të cilin gjendet për shkak vjedhjes së madhe të qeverisë.
Opozita e bashkuar nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale më 30 qershor, të cilat paraprakisht presidenti Meta i shtyu për më 13 tetor.