Londër, 14 tetor – Kryeministri britanik, Boris Xhonson akoma nuk ka për qëllim të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Angli, edhe pse liderët e opozitës e kërkojnë këtë masë me qëllim që të ndalojë përhapja e koronavirusit.
“Nuk besoj se kryeministri dëshiron gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin por sikurse deri më tani, ai do të sjellë vendim pas konsultimeve me komunitetin shkencor”, deklaroi për Skaj Njuz, Tereza Kofi, ministre e Punës dhe Mbrojtjes Sociale.